NDARJA NGA JETA E MËSUESIT
Ismet Sylejmani
Ndahet nga jeta Mësuesi që ka qenë i pari në jetën Tënde, i cili pas prindërve, ta ka kapur dorën e vockël dhe të ka mësuar se si mbahet lapsi e si shkruhet shkronja A!
Kur ky njeri i shenjtë i jetës Tënde, ndahet nga jeta, dhembja për të gjithë ata që e kanë pasur mësues, padyshim se është e madhe!
Nuk ka zemër të çdo nxënësi, i të cilës do moshë që mund të jetë, që të mos ndjejë dhembje, e të mos i shkojë si në revistë e tërë jeta e Tij, përballë mësuesit me të cilin e ka filluar jetën në bankat e shkollës!
Lajm i kobshëm!
Lajm që të shkakton dhembje!
Në fshatin tim të lindjes, në Cernicë të Gjilanit, ka myllur sytë përgjithmonë në moshën 90 vjeçare Mësuesi im dhe i shumë gjeneratave Nuhi Sherifi – Mësuesi Nuhi!
Ashtu sikur edhe shumë nxënëse e nxënës të Mësuesit Nuhi, edhe unë ndjej dhembje dhe është moment i trishtueshëm në jetën time, sepse kur të ndahet nga jeta njeriu që ti ka mësuar shkronjat e gjuhës shqipe, që ke shkruar dhe lexuar, dhe me të cilën je rritur, je edukuar e ke hedhur hapat e viteve e dekadave në jetën Tënde, pa dyshim se është vendimtar dhe kthesë rrënjësore në jetën e çdo nxënësi!
Familjes së Mësuesit Nuhi, nipërve dhe mbesave të Tij, nxënësve të të gjitha, gjeneratave, moshave dhe gjinive, kolektivit të shkollës “Ramiz Cernica” në Cernicë, ju shpreh ngushllimet e mia të thella dhe të sinqerta!
Lamtumirë Mësuesi ynë Nuhi Sherifi!
Ti je i pavdekshëm!
Të kujtojnë e të nderojnë të gjitha gjeneratat që i ke mësuar dhe i ke edukuar!
Të qoftë i lehtë dheu i tokës së Cernicës, e cila i ka dhënë shumë bijë e bija luftës për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!
I pikëlluar njëri prej nxënësve Tuaj!
Prishtinë 18 Janar 2021!