Ndarja nga Nora Istrefi, ja çfarë deklaroi Robert Berisha
Çifti i njohur i showbizz-it shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë zyrtarizuar ndarjen.
Është Roberti ai që ka konfirmuar se martesa me këngëtaren ka përfunduar, por ata do të mbeten shokë të mirë. Ai e ka falënderuar ish-bashkëshorten që i ka sjellë në jetë vajzën e tyre Renee.
Reagimi i Robert Berishës:
Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që kemi me e marr vesh prej meje e s’keni nevojë me u lodh e me kliku në çdo titull që bëjnë portalet.
Është punë e tyre dhe mjeshtëri e gazetarëve që dinë me nxjerr ashtu titujsh. Unë dhe Nora nuk jemi më bashkë, por gjithë jetën do jemi babai dhe mamaja e Renees, loçkës tonë… dhe shokë të mirë deri në vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk d.m.th me u bo armik dhe me ia kthyer shpinën.
Bëhuni pozitiv dhe qeshni sa më shumë edhe respektojini edhe ata që s’ju duan të mirën se sen s’bohet.
Përmes këtij postimi, Nora Istrefin e falënderoj shumë që më ka sjellë në jetë një fëmijë si Renee… edhe shumë kujtime të bukura prej 2006.
Noriq, t’kam borxh gjithë jetën. Të uroj më të mirat.