Ndërtohen trotuare në Lupç dhe Batllavë

28 gusht 2020 | 14:51

Në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore në Komunën e Podujevës drejt finalizimit janë edhe ndërtimi i trotuareve në fshatrat Lupç i Poshtëm dhe Batllavë.

Për t’i përcjellë nga afër punimet në këto fshatra i ka vizituar nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi.

Me këtë rast nënkryetari Rudari tha se realizimi i këtyre projekteve ndikon direkt në rritjen e sigurisë për banorët e këtyre fshatrave. “Kompletimi i infrastrukturës rrugore në këto fshatra ka për qëllim rritjen e sigurisë, për banorët, e sidomos për nënësit, sepse në të dy rastet trotuaret po ndërtohen në rrugët që janë në afërsi të shkollave”, ka thënë nënkryetari Rudari.

Punimet po zhvillohen në segmentin e rrugës Podujevë – Batllavë në gjatësi 800 metra dhe në Lupç të Poshtëm 1.2 km.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Italisë, Roberto Mançini ka thirrur 37 lojtarë për…