
‘Nder, krenari, luftë, ëndërr’, Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu flasin pas ftesës nga Kosova
Futbollistët Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu kanë treguar ndjenjat e tyre pas ftesës së parë nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Kosova do të luajë dy ndeshje ndaj Islandës në këtë muaj, ku fillimisht të enjten, më 20 mars, luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë drejt Spanjës për ndeshjen kthyese. Këto dy ndeshje janë të vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Kombeve, ku luhet për promovim në Ligën B apo mbetje në Ligën C.
Përzgjedhësi Franco Foda ka sjell disa risi në listën e “dardanëve”, ku ka pasur edhe tri prurje të reja si Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu. Mbrojtësi i majtë i Prishtinës, Gallapeni ndihet krenar që do ta përfaqësoj ekipin e parë të Kosovës, pasi ka luajtur tashmë me ekipet e moshave.
“Unë jam Dion Gallapeni, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Është nder dhe krenari të luash për vendin tënd. Forca Kosova”, ka thënë Gallapeni. Për Demakun kjo është ftesa e parë nga Kosova dhe është mirëpritur tashmë nga mesfushori i Altachut.
“Unë jam Vesel Demaku, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Kam luftuar për fanellën e Kosovës”, ka thënë Demaku. Një prurje e re është edhe 16-vjeçari Abdullahu, i cili ka thënë se ftesa nga ekipi i parë është një ëndërr e realizuar. “Unë jam Lirjon Abdullahu, jam lojtari më i ri i Kosovës. Më është plotësuar ëndrra me luajt për Kosovën”, ka thënë Abdullahu.