“Ndërhyrja në Kushtetuese për të ndalë rrëzimin e Presidentes”, AKI reagon pas shkrimit në media

16 prill 2023 | 22:21

Agjencia e Kosovës për Intelegjencë ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në media për një “tentim-shantazhi” ndaj gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga kjo e para. AKI cilëson se pretendimet e shkrimit në fjalë provojnë të dëmtojnë kredibilitetin e këtij institucioni dhe të mashtrojnë publikun.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë hedh poshtë dhe i cilëson të pavërteta pretendimet e artikullit të publikuar në paparaci.com, me titullin “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues”. AKI, në bazë të detyrave të përshkruara me ligj, bashkëpunon me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Pretendimet e shkrimit në fjalë, provojnë që të mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së.”, është bërë e ditur në reagimin e AKI-së.

Lajmi i publikuar nga mediumi paparaci, thotë ndër të tjera se “shefi i inteligjencës i ka dorëzuar një memo kryegjyqtares kushtetuese, Gresa Caka, i cili siç përshkruhet në informatë, përmbante të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.”

Në artikullin e publikuar, pretendohet se një takim fort i pakëndshëm raportohet të ketë ndodhur mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani dhe shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Ndërsa për takimin, që thuhet të ketë ndodhur më 31 mars, pretendohet se ka pasur elemente shantazhi nga ana e shefit të AKI-së.

Paparaci po ashtu pretendon se ekziston një dokument me të cilin janë informuar partnerët perëndimorë lidhur me lidhur me këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është shënuar 24 vjetori i rënies së heroit të…