Nderim në ditëlindjen e Bacës Adem!
26 shkurt 2023
| 10:54
Do të kishte qenë normale që një njeri, me një përjetim të tillë padrejtësie të lartë prej 28 vitesh, të sillej si viktimë. Adem Demaçi nuk e bënte këtë gjë. Ai dëshironte të mos sillet dhe të mos kuptohet nga të tjerët as si hero. I kundërshtonte hapur lajkat dhe lajkatarët në raport me të. I lirë nga çdo kompleks, i hapur për vlerësime politike, vetkritik dhe kritik i rreptë, ai nuk dëshironte ta luajë rolin e heroit. Pikërisht kjo sjellje ia shtonte edhe më shumë madhështinë prej heroi, deshi apo nuk deshi ai, e pranoi apo nuk e pranoi ai. Ai është hero i lirisë, i ndërgjegjes, i drejtësisë, i pavarësisë, i kombit. Ai është hero i pavdekshëm!
Sabri Kiçmari, ambasador i Kosovës në Japoni