Nderim për dy shtyllat e veprimtarisë ilegale dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl dhe Luan Haradinaj
Shkruan: Faton Mehmetaj
Nderim përjetësisht për dy kolos, për dy shtyllat e veprimtarisë ilegale dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Haradinaj (1943-2009) dhe Luan Haradinaj (1973-1997)
Sot përkujtojmë me nderim e lavdi veprën heroike të heroit tonë të pavdekshëm, Gjeneral Major Luan Hilmi Haradinaj dhe përulemi para veprimtarisë kombëtare e patriotike të Ismail Haradinaj ideolog i brezave të ri, organizator e liribërës, moto e të cilit ishte e gjithë veprimtaria e tij patriotike “Një komb, një gjuhë, një flamur”, i dekoruar poashtu me titullin Hero i Kosovës.
Familja Haradinaj e Gllogjanit është ndër familjet më të njohura të historisë sonë kombëtare, sidomos prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në epopenë e lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezistenca e Haradinajve kundër pushtuesve të ndryshëm të trojeve të Shqipërisë është e mirënjohur.
Në fillim të viteve ’81, të frymëzuar nga mësuesi, patrioti e kushëriri i Luanit, Ismail Haradinaj, kontributi i vëllezërve Haradinaj në luftën tonë çlirimtare kundër barbarisë serbe, shënon njërën ndër faqet më të ndritura të historisë sonë më të re, jo vetëm në Dukagjin. Luan Haradinaj ka qenë djali i tretë me radhë nga shtatë bijtë e tri vajzat e babë Hilmiut dhe nënës Rukie. Kjo familje është shembull unik i qëndresës dhe luftës për liri që u përcoll në gjenerata deri në kurorizimin e fitores dhe çlirimin e plotë të vendit.
Është familja e tre gjeneralëve tre herojve, dhe katër dëshmorëve. Është vatra më e fuqishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bazamenti ku u formua Shtabi i Zonës Operative të Dukagjinit. Luani ishte lajmtari i parë që i tregoj gjithë popullit shqiptar se nuk do të ketë kufij më mes shqiptarëve. Ai ishte edhe aorta kryesore e frunizimit më armatim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej drejtuesëve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së. Familja Haradinaj do të mbetet ndër breza frymëzuese dhe udhërrëfyese e atëdhedashurisë.
Nga kjo familje Daut Haradinaj bashkë me Mujë Krasniqin, dhe Rexhep Selimin, me 28 nëntor të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt në varrimin e mësuesit Halit Geci kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtar të UÇK-së. E gjithë familja Haradinaj ishin luftwtar të UCK-së, shumica me nga 5 e 6 plagë në trup.
Ky shembull tregon më së miri sa e shtrejtw është liria dhe çfar vlere ka ajo. Porosia e kësaj familje me dimenzione kaq të mëdha me rastin e 25 vjetorit të rënjës në altarin e lirisë të Luanit, është që ta duam dhe ta nderojmë gjakun e derdhur për liri të të gjithë brezave, ta nderojmë dhe dojmë njëri tjetrin dhe të gjithë së bashku ta ndërtojmë dhe forcojmë shtetin e Kosovës.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Nderim për të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare!