NDERIM PËR FISIN TONË

19 qershor 2019 | 16:33

Daja Riza Abdyli faleminderit për komentin shumë domethënës dhe nderues që e ke bërë për Nipin Tënd e Stërgjyshin tonë legjendarë Sylejman Sylejmani, patriotin e atdhetarin e madh, fatosin e maleve të pamposhtura, luftëtarin e lavdishëm të qetës heroike të strategut lavdimadh të Grykës së Kaçanikut Idriz Seferi!

Na ke nderuar me këtë koment, edhe pse je Daja i Babës Sylë, edhe pse je nipi i Gjyshit Tënd që e ka rritur dhe edukuar paraardhësin tonë të famshëm, edhe pse je djali i dajës Baki, të cilin Gjyshi e Babai im e kanë dashur e respektuar shumë!

Unë e Xhevdeti dhe Mefaili, por edhe Adnani, e kemi kryer detyrimin ndaj Atdheut, ashtu sikur na e ka lënë trashëgim Babloku ynë lavdimadh!

Në emër te fisit e në emër të  familjes të falënderoj nga zemra!

Ismet Sylejmani

Gjilan, Qershor 2019!

P.S: Riza Abdyli është Shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Enrique nuk do të jetë më trajner i Spanjës.…