NDERIM TË MASAKRUARVE TË FSHATIT LLASHTICË
24 vjet nga njoftimi për varrimin e 13 viktimave nga 24 sa diheshin qe ishin masakruar në fshatin Llashticë!
Këto njoftime ishin të rënda e të dhimbshme për t’u shkruar e edhe për t’u lexuar nga unë, por detyra që kisha dhe funksioni që ushtroja ai i Zedhënësit të Zonës, duhej të njoftohej populli në Kosovë, gjithashtu duhej të njoftohej edhe opinioni botëror për varrimin e pjestarëve të popullit shqiptar që ishin të masakruar nga kriminelët dhe gjakpirësit e Serbisë pushtuese!
Informatat e Shërbimit për Informim të ZOK të UÇK-së, të lexuara në Radio Televisionin Shqiptar -TVSH, janë dokumente dhe fakte historike, të cilat përbëjnë dëshmi të së kaluarës tonë të dhimbshme, por të lavdishme të luftës dhe qëndresës së popullit tonë!
21 Korrik 1999-21 Korrik 2023!
Ismet Sylejmani,
Ish- Shef për Informim i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Gjilan, 21 Korrik 2023!