Nderimi i fundit për ish-presidentin Nishani në Presidencë

02 qershor 2022 | 12:44

I mbështjellë me flamurin kombëtar, arkmorti me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani është nxjerrë nga Presidenca e Shqipërisë.

Pas homazheve në ambientet e brendshme të institucionit që ai e kishte drejtuar për pesë vjet, ka nisur ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit.

Një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij është mbajtur nga të gjithë të pranishmit.

Kortezhi mortor me arkmortin me trupin e pajetë të Bujar Nishanit është nisur në këmbë përgjatë bulevardit.

Ish-presidenti Nishani ka lënë pas bashkëshorten Odetën, djalin dhe vajzën, të cilët së bashku me babanë e  tij dhe të afërm të tjerë kanë pritur për ngushëllime qindra qytetarë, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Kanadasë ka akuzuar pilotët ushtarakë kinezë për joprofesionalizëm…