NDERIMI I PARË NË KONTAKT ME JONUZ MUSLIUN DORËN NË ARKIVOL!
Ismet Sylejmani
– rikujtesë nderimi –
Mirëseardhje në Kosovë dhe përshendetja ime e fundit me dorën time, në aeroport me shokun tim, atdhetarin e patriotin e madh Jonuz Musliu, Shefin politik të UÇPMB-së dhe Liderin karizmatik të Luginës së Preshevës!
E shoqërova edhe në kontrollën mjeksore të fundit në Kosovë te Prof. Dr. Mahmut Cakmak kardiollogu i njohur turk në Spitalin Istambul Medicine, dhe aty ua bëra një foto, të cilën për herë të parë po e postoj, pastaj Jonuzi udhëtoi për mjekim e shërim në Turqi, por fatëkeqësisht nuk i mbijetoi operacionit të rëndë që e kishte dhe smundjes së pashërueshme dhe i gjallë nuk u kthye!
Në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë, në pritje të ardhjes së arkivolit me trupin e pajetë të Liderit të Luginës së Preshevës Jonuz Musliu!
Nga urimi i ditëlindjes së fundit më 5 Janar 2017, në mungesë të përshendetjes sikur dikur, përqafime e shtrengim duarsh me shokun e mikun tim të madh, bashkëveprimtarin në LPK dhe bashkëluftëtarin në UÇPMB Jonuz Musliun, atë ditë nuk munda të mos ia zgjasja dorën e ta përshendesja, dhe i vendosa dorën në arkivol të Tij, të mbuluar me flamur kombëtar, në atë arkivol që kishte brenda trupin e pajetë të Tij, më 19 Janar 2018!
Lavdi e përjetshme përpjekjeve, luftës dhe punës së Jonuz Musliut, në shërbim të çështjes kombëtare e të luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës dhe viseve të saj!
Prishtinë, 19 Janar 2024!