NDERIMI I VEPRIMTARËVE TË MËDHENJ TË KOMBIT, DITËN E VARRIMIT DHE PAS VDEKJES, AKT I VONUAR

08 shtator 2024 | 00:51

Ismet Sylejmani

Në Dubravë të Kaçanikut, më 6 Shtator 2024, iu dha lamtumira e fundit Ismajl Vishit, një atdhetari e vaprimtari besnik të çështjes kombëtare e anëtari aktiv të Lëvizjes Popullore të Kosovës në perendim, konkretisht në Zvicër!

Për të nderuar e për të marrë pjesë në përcjelljen e fundit, në ceremoninë mortore e të varrimit të atdhetarit Ismajl Vishi, në mesin e të pranishmëve, kishte ardhur edhe Udhëheqësi i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit, drejtuesi i lartë i LPK-së e njëri prej themeluesve kryesor të UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Luginë të Preshevës dhe UÇK-së në Maqedoni të Veriut, Kryetari i BDI-së e Lideri i Frontit Europian Ali Ahmeti!

Ismajl Vishi u varros në vendlindjen e tij, në 25 vjetorin e Policisë së Kosovës!
Në varrimin e Ismajl Vishit për të cilin Lideri i Kombit Ali Ahmeti deklaroi se:”…Nuk ka vend të Europës që ky burrë me plis të bardhë, pa iu dridhë qerpiku, që nuk ka demonstru e protestu!
Nuk ka vend në Zvicërr, që nuk ka shpërndarë literaturë të antipushtuesit, si “Zërin e Kosovës” etj.,!
Ky burrë ka vepruar i organizuar me shumë shokë, në drejtim të çlirimit të vendit, për të jetuar të lirë shqiptarët…”!
Kjo tokë, ky dhe që po e mbulon Ismajl Vishin, duhet të dihet botërisht, ka vazhduar shqiptari besnik Ali Ahmeti, se nga duart e Bacit Ismalj, janë paisë me mjetet e duhura, njësitet e para të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës…”!
Një pjestar i popullit shqiptar të Kosovës, sikur anëtari i LPK-së, atdhetari e patrioti Ismajl Vishi, me aq shumë kontribute të mëdha në luftën për çlirimin e Kosovës, ta mbyllë kapitullin e jetës, pa nderime maksimale nga Shteti dhe Kombi sa ka qenë gjallë, dhe të mos nderohet me pietet nga Ushtria e Policia e Kosovës, në ditën kur e ka marrë në gjiun e saj toka, për lirinë e së cilës ka dhënë e bërë maksimalisht shumë, është për keqardhje, por edhe është pasojë e konceptit të gabuar e ndoshta në përmasë jo të vogël edhe antikombëtare, mos nderimi publik i secilit, veq e veq!

Është platformë dhe koncept titist, por edhe praktikë e mentalitet i sundimit mbi ne të pushtuesve, që shqiptarët që kanë dhënë dhe kanë bërë shumë për Atdheun dhe Kombin, të mos nderohen e të mos ju bëhen publikisht të njohura të bëmat e tyre me anë të tubimeve e akademive dhe ngjarjeve të ndryshme kulturore e politike kombëtare, sepse ato në të kaluarën kanë prodhuar efekte dekonspirimi dhe dobësim të radhëve të organizuara kundër armikut!

Kohërat kanë ndryshuar, vazhdimi i kësaj praktike, ku atdhetari jetën në Kosovën e lirë, e kalon pa nderimet e duhura, e të cilat shpërthejnë në ditën kur Ai varroset dhe vazhdojnë pas vdekjes së Tij, kjo për mua është mentalitet dhe praktikë e vjetër të cilën na e kanë mbjellur shërbëtorët e kuzhinës titiste dhe serbe në Beograd e qendra të tjera antishqiptare të vendosjes!

Prandaj me të drejtë mund të konstatojmë se: NDERIMI I VEPRIMTARËVE TË MËDHENJ TË KOMBIT, DITËN E VARRIMIT DHE PAS VDEKJES SË TYRE, ËSHTË AKT I VONUAR I CILI JU SHKAKTON KNAQËSI SADISTËVE ANTISHQIPTAR DHE UDBASHËVE KOSOVAR, të cilët në jetën e tyre, me përjashtime te vogla të nderimit të udhëheqësve të mëdhenj, e kalojnë pa ua orishur tymin askush, sepse më shumë nderohen ata e veteranët e rrejshëm, se sa veprimtarët i mirëfillët për lirinë dhe çlirimin e Atdheut nga Serbia pushtuese!

Ismt Sylejmani,
Prishtinë, 7 Shtator 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin së fundmi kërcënoi Perëndimin se Rusia është ende…