NDERIMI PRANË SHTATORES SË TRIBUNIT RAMIZ CERNICA TË BËHET I DOMOSDOSHËM

18 shkurt 2024 | 10:55

Ismet Sylejmani

Daja Abdyl Hoxha,
Më 17 Shkurt 2024, në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i shoqëruar nga djali i Tij Arijan Hoxha, ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka udhëtuar për në Gjilan!

Që pas vendosjes solemne më 28 Nëntor 2023, sot e ka bërë vizitën e parë te Babai i Tij përmendore në Gjilan, te Shtatorja e Heroit të Kuvendit të Kosoves në Prizren Ramiz Cernica!

Shembulli i vizitës që e ka bërë Daja Abdyl te Shtatorja e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica në Gjilan, në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, do të duhej të ishte sinjal për çdo anëtar të familjes së Trubunit, për çdo anëtar të fisit Hoxha dhe për çdo shqiptar liridashës, se vendosja e luleve dhe nderimi pranë Simbolit të Bashkimit me Shqipërinë e rritë dashurinë për Kombin dhe edukon në rrugën kombëtare gjeneratat që do të vijnë!

Më 28 Nëntor e 17 Shkurt, në përvjetorët e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, nderimi pranë Shtatores së Ramiz Cernicës, të bëhet nderim i domosdoshëm, familjar, fisnor, komunal, shtetëror e kombëtar!

Prishtinë, 17 Shkurt 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parashkrimi i lëndëve penale e po ashtu edhe vonesat e…