Ndërkombëtarët nuk po mësojnë nga gabimet në Ballkan

09 janar 2023 | 12:02

Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka komentuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, ku mori përgjigje negative nga ana e KFOR-it.

Ai ka theksuar se KFOR-i, siç edhe pritej, i ktheu përgjigje negative provokimit të fundit luftënxitës të presidentit të Serbisë.

Sipas Rekës, duket se jo të gjithë ndërkombëtarët mësuan dot nga historia ballkanike.

“Historia e pamësuar / KFOR-i, siç edhe pritej i ktheu përgjigjen negative provokimit të fundit luftë-nxitës të presidentit të Serbisë. Por, duket se jo të gjithë ndërkombëtarët mësuan dot nga historia ballkanike. Madje po e përsërisin gabimin e djeshëm. Para tri dekadash, gabimisht besonin se ‘nuk arrihet paqja pa Millosheviqin’; sot ndërkaq ka ende të tillë që gabimisht shpresojnë se ‘paqja arrihet me Vuçiqin’”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Në mesin e dhjetorit, autoritetet në Serbi i dërguan zyrës së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, një kërkesë për dërgimin e deri në 1.000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autobiografia “Spare” e Princit Harry pritet të shkaktojë edhe më…