Ndërmarrja ‘Ambienti’ në Pejë shpërblen punëtorët me nga 200 euro si rezultat i sukseseve

06 dhjetor 2024 | 15:26

Bordi i Drejtorëve të NPL “Ambienti” Sh.A, në Pejë, ka marrë vendim për t’i shpërblyer të gjithë punëtorët me nga 200 euro për fundvit, si rezultat i sukseseve të arritura, shkruan “Epoka e re”.

Në njoftimin e Bordit të Drejtorëve të NPL “Ambienti” Sh.A,  është thënë se vendimi për të shpërblyer stafin me një shpërblim vjetor bazohet në performancën e lartë të arritur gjatë vitit.

“Ky shpërblim është rezultat i përkushtimit dhe bashkëpunimit të të gjithë punonjësve, të cilët kanë kontribuar në realizimin e objektivave dhe politikave të Bordit të Drejtorëve. Në thelb, ky vendim vlerëson punën e palodhur të stafit dhe nxit më tej një frymë motivimi dhe angazhimi. Synimet e përbashkëta për të përmirësuar performancën dhe për të arritur qëllimet strategjike të ndërmarrjes janë materializuar përmes këtij akti, duke përforcuar rëndësinë e stafit në suksesin e përgjithshëm të organizatës. Ky është një shembull i qartë i një politike menaxheriale që i jep prioritet bashkëpunimit dhe mirëqenies së punonjësve, duke ndërtuar një kulturë të shëndetshme organizative që shpërblen rezultatet e arritura me sukses”, është thënë në këtë njoftim.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, me ftesë të ministrit të…