Ndërmarrja ‘Ibër-Lepenci’ kërkon t’i kthehen pronat që iu morën në Varagë
05 dhjetor 2024
| 11:02
Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh.A. është ankuar në polici për lirim të pronave që janë të saja në fshatin Varagë e Poshtme.
Në raportin 24-orësh të policisë është thënë se ato prona janë uzurpuar, dhe janë prona të paluajtshme.
Një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin në fjalë.
“Me datën 04.12.2024, nga NPH ‘Ibër-Lepenc’ SH.A, kanë kërkuar nga Policia e Kosovës për lirimin e pronave të paluajtshme dhe të kthehen te pronari NPH ‘Ibër Lepenc’ Sh.A. Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarit është intervistuar një mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar rastin në drejtim të veprës së lartcekur dhe mbetet në procedurë hetimore”, është thënë në njoftimin e ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”.