
Nderohen dëshmorët e parë junikas të UÇK-së, Xhafer Kuka dhe Gëzim Pepshi
Sot janë bërë homazhe në nderim të 27- vjetorit të rënies së dëshmorëve të parë të Junikut, Xhafer Kuka dhe Gëzim Pepshi.
Me rastin e 27-vjetorit të rënies së Dëshmorëve Xhafer Kuka dhe Gëzim Pepshi, kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, së bashku me bashkëpunëtorët, kryesuesin e Kuvendit z. Shpejtim Gacaferi dhe nënkryetarin z. Besart Tofaj, drejtor të drejtorive, zyrtarë komunal, bënë homazhe në nderim të rënies së Dëshmorëve të Kombit Xhafer Kuka dhe Gëzim Pepshi.
Kur atdheu ishte në rrezik, Xhafer Kuka dhe Gëzim Pepshi ishin pjesë e celulës së parë të organizimit dhe furnizimit me armatim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontribut të madh për lirinë e vendit. Ata ranë për të mos vdekur kurrë.
Kujtimi dhe sakrifica e tyre do të jetojnë përherë në zemrat tona.
Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, u vendosën kurora lulesh dhe u mbajt një minutë heshtje.
Lavdi të gjithë Heronjve, Dëshmorëve dhe Martirëve!