Nderohen dëshmorët Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici

06 nëntor 2018 | 12:02

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti, Nezir Ymeri nga Komuna e Vushtrrisë, janë bërë homazhe dhe nderime te përmendoret e Tonit dhe Micit, tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë dhe varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit.

Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin shumë qytetarë si nga Komuna e Rahovecit, po ashtu edhe nga Komuna e Vushtrrisë si dhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve në fjalimin e mbajtur tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë, kryetari Latifi e ka çmuar lart jetën dhe veprën e të rënëve të 6 nëntorit të vitit 1998.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Evropa duhet…