Nderohen familjet e Kosovës që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit
23 gusht 2023
| 08:29
Sot në Parkun e Qytetit në Prishtinë do të bëhet përurimi i Murit të Nderit, memoriali i parë në Kosovë që nderon familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm dhe do të flasin, ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, bashkë me delegacionin nga ShBA-ja dhe Izraeli.
Edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, do të marrë pjesë në inaugurimin e “Murit të Nderit”, i cili do të bëhet në Parkun e Qytetit në lagjen “Dodona” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën unike që bënë shqiptarët e Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokausti.