![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/C5AAF48D-8DD8-4576-8776-4743077949E5.jpeg)
Nderohen heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
23 nëntor 2019
| 11:06
Në Kuvendin e Kosovës po bëhen homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.
Qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të heronjve po bëjnë nderime para trupave të cilët sot do të rivarrosen në varrezat e deshmorëve në Velani të Prishtinës.
Homazhe kanë bërë edhe kryetari i LV-së, Albin Kurti, ish presidenti Fatmir Sejdiu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të tjerë të Forcës.
Homazhe do të bëjë edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Për të nderuar heronjtë sot në Prishtinë do të mbahet edhe akademi përkujtimore.
Këto aktivitete sot bëhen nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.