
Nderohen me mirënjohje kryetarët e Këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Kaçanikut
06 prill 2021
| 15:50
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka nderuar me mirënjohje të gjithë kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Komunës së Kaçanikut për kontributin e tyre të dhënë gjatë kohës së pandemisë.
Ilazi ka thënë se gjithë përfshirja e fshatrave në sistemin e ndihmave ishte e pamundur pa ndihmën e kryetarëve të këshillave, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe.
Që nga fillimi i pandemisë, kryetarët e Këshillave kanë ndihmuar institucionet lokale në identifikimin e personave dhe familjeve me gjendje të rëndë ekonomike, duke lehtësuar në masë të madhe edhe punën e institucioneve komunale.