Nderohet doajeni i gazetarisë Qani Mehmedi nga teatri shqiptar në Amerikë

18 nëntor 2018 | 14:00

Mbrëmjen e 16 nëntorit, në Tetarin “Faruk Begolli” pranë Universitetit AAB u dha monodrama “Skënderbeu” që solli me emocione të jashtëzakonshme veprat dhe lavdinë e kryeheroit legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550-vjetorin e tij.

Salla e mbushur me publik në mesin e të cilëve kishte edhe shumë të rinj të cilët mbase për herë të parë po përballeshin me figurën reale të Skënderbeut, ndryshe nga tregimet mitike që jemi mësuar t’i lexojmë në librat e historisë.

Skenografia e punuar me finesë, ndriçimi që rriste emocionet te figurave në skenë ishin elementet që të fusnin në një botë të largët.

Dalja e mezosopranos Besiana Mehmedi e cila interpretoi me shumë emocion “Hej ju male” nga filmi “Skënderbeu” krijoi atmosferë mistike të zanave tona që vajtojnë për dhimbjet e mëdha.

Më pas aktori Xhevat Limani në mënyrë brilante, ndërtoi figurën e Skënderbeut skenë pas skene. Muzika e gërshetuar me dramatizim e rriste vlerën e kësaj shfaqje.

Sopranoja Era Hoxha në rolin e Donikës, interpretoi me shumë mjeshtri ariet e kompozuara nga Aleksandër Peçi.

Shfaqja u organizua nga Besiana Mehmedi e cila falënderoi Ministrinë e Kulturës, Kujtim Gashi, për mbështetjen.

Në fund të shfaqjes me ovacionet e publikut regjisori Xhevat Limani ndau çmimin post-mortum për gazetarin që tërë jetën ia dedikoi atdheut dhe profesionit.

Besiana Mehmedi me këtë rast u shpreh: “Njerëzit me energji dhe pozitivitet që falen gjithçka nga vetja pa menduar qe t’u shpërblehet jetojnë shkurt por bujshëm andaj ky çmim është i pari post – mortum e që ka rëndësi të madhe për familjen Mehmedi. Mbi të gjitha babai im jam krenare që i donte shqiptarët dhe Shqipërinë të madhe e të lulëzuar sikurse vet Skënderbeu dhe atdhetarë të tjerë”, ka thënë Besiana Mehmedi.

Shfaqja “Skënderbeu” do të vazhdojë me turne në shumë qytete në shqiptari dhe Evropë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka takuar disa shqiptarë…