Nderohet heroi Fadil Vata (foto)

25 prill 2025 | 17:06

Në 35-vjetorin e vdekjes së heroit Fadil Vata, të premten janë bërë homazhe te varri i tij në Sallagrazhdë dhe pranë shtatores në Suharekë.

Në homazhe kanë marrë pjesë, bashkëveprimtarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se heroi Fadil Vata ka dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës.

“Sot kujtojmë heroin Fadil Vata nga Sallagrazhda. Ai ishte ideologu dhe intelektuali që dha gjithçka për lirinë e vendit.  Ndër breza u frymëzuam nga veprat e tij dhe natyrisht të njëjtën ua kujtojmë edhe atyre që do të vijnë, si shembullin e dashurisë dhe sakrificës për atdheun”, ka thënë Muharremaj.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se veprimtaria e heroit Fadil Vata është në themelet e UÇK-së.

“Në 35-vjetorin e vdekjes, në Suharekë, në homazhe te shtatorja e Heroit të Kombit, Fadil Vata – ndër aktivistët e parë për të drejtat e shqiptarëve, hapat e të cilit janë në gurthemelin e luftës së UÇK-së për lirinë që gëzojmë sot. Përherë përkulje para sakrificës së heronjve që i sollën Kosovës lirinë e pavarësinë. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

May be an image of 2 people and the Brandenburg GateMay be an image of 3 people and text that says 'Ue 489 80 Jit FreeShop Free Shop R'May be an image of 5 people, monument and textMay be an image of 6 people and textMay be an image of 10 people and textMay be an image of 6 people and the Tomb of the Unknown Soldier

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Serbisë ka miratuar të premten pagesën e një…