NDEROHET HEROI I KOSOVËS SHABAN VIQA – BACI

21 shtator 2020 | 22:45

Ismet Sylejmani

RTV FESTINA në 20 vjetor ndanë MIRËNJOHJE, Post Mortum, në nderim të Heroit të Kosovës Shaban Viqa – Baci!

Figura atdhetare dhe  personaliteti kombëtar e luftarak çlirimtar i Bacit të panënshtrur, me motivacion për mbështetje e bashkpunim, nderohet publikisht nga mediumi informativ prestigjioz i Farizajt, RTV FESTINA!

Ushtari i madh kombëtar e komandanti i lavdishëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i UÇPMB-së e i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i pavdekshmi Shabana Viqa – Baci, edhe kur nderohet Ai, nderon çdo institucion e medium kombëtar, shoqeror e  progresiv, ngase kur nderohet ky burrë i madh, i cili tërë jetën e shkriu për idealin e Tij, nderohen të gjithë ata që Atdheun e deshtën me zemer e pa hile!…

Mirënjohja dëshmon se jeta e Bacit  nuk ishte vetem aktivitet  çlirimtar e veprimtari atdhetare,

Mirënjohja është dëshmi se jeta e Bacit nuk ishte vetëm veprimtari kombëtare e vetëm dashuri e çlitër dhe pa djallëzi për Atdhe,

Mirënjohja argumenton se jeta e Bacit ishte edhe bashkpunim e mbeshtetje, edhe ndihmë konkrete e angazhim direkt,

Mirënjohja ngjallë dashuri pa kufi dhe është CV se jeta e Bacit ishte hap gjigant dhe levizje efikase, ishte mbështeje relevante për procese integruese e mobilizuese për çdo shtresë të popullit dhe për çdo pjesë të robëruar të Atdheut!

Jeta e Bacit ishte bashkpunim e mbështetje për të ardhmen përparimtare e të  lulezuar të vendit të Tij, për të cilin ishte i gatshëm ta  falte atë, pra jetën e Tij pa hezitim, që jeta në liri e Atdhe të çliruar, të zhvillohej normalisht e në bashkpunim e mbështetje për suksese e jetë të re!

MIRËNJOHJET që i akordohen luftëtarit  kombëtar Shaban Viqa- Baci, janë nderim jo vetëm për kontributin madhor e kolosal të Tij, por janë nderim edhe për ata që i nënshkruajnë  dekoratat e mirënjohjet, si në rastin konkret i nderuari Drejtori i mediumit informativ RTV FESTINA Besnik Berisha, sepse Baci ishte balli i nderit të luftëtarit që e bënte luftën dhe aktivitetin për popull, Atdhe e Komb, pa kërkuar që lavdia të mbulonte emrin e Tij, të familjes se Tij të madhe VIQA e të fisit të Tij!

Shaban Viqa – Baci, është dëshmi se lavdia shkon te ai që nuk e kërkon, por me jetën dhe veprën e Tij, punon që vendi e populli i Tij  të stoliset me lavdi!

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës Shaban Viqa – Baci!

Prishtinë, 21 Shtator 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qasja e ShBA-së tani në Kosovë është e vetmja ngjarje…