Nderohet me mirënjohje Isuf Lumi

11 prill 2025 | 11:00

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nderuar me mirënjohje, të ndjerin Isuf Lumi, i cili ishte kryetar i parë i FBK-së dhe sekretar i Përgjithshëm. Ceremonia u organizua para ndeshjes ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, çerekfinalja e “play-off”-it të ProCredit Superligës.

Nënkryetari i FBK-së për familjen Lumi ka ndarë mirënjohjen, fanellën me numër 15 në kujtim të 15 vjetorit të ndërrimit të jetës së tij, si dhe një buqetë me lule. Mirënjohjet i kanë pranuar familja e ngushtë e Lumit, duke u ndjerë krenarë të nderuar për vlerësimin që i jepet Isuf Lumit. I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar kështu maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Në vitin 1991, ishte ndër nismëtarët e themelimit te Federatës së Basketbollit të Kosovës, ndërkaq në Kuvendin e parë zgjedhor, ishte zgjedhur kryetar i Parë i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Në mandatin e parë të themelimit, Isuf Lumi udhëhoqi me shumë sukses hapat e parë të organizimit të pavarur të sportit të basketbollit në Kosovë.

Nga viti 1995, Isuf Lumi vazhdoi të ishte pjesë e Bordit udhëheqës të Federatës, si dhe ishte në të njëjtën kohë edhe delegat në ndeshjet e basketbollit. Funksione të ndryshme dhe aktivitetin e tij, Isuf Lumi e vazhdoi edhe pas përfundimit të luftës, ku tashmë beteja kryesore ishte anëtarësimi në FIBA. Fatkeqësisht, frytet e punës së tij dhe suksesin e madh të anëtarësimit në FIBA, Isuf Lumi nuk arriti ta shoh pasi që ndërroi jetën në vitin 2010, kur edhe ishte në mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm i FBK-së. FBK-ja do të kujton gjithmonë kontributin e tij të madh në basketbollin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin,…