Ndërprerja e paparalajmëruar e ujit, KRU ‘Mitrovica’ tregon kur do të kthehet furnizimi
02 dhjetor 2024
| 10:57
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Mitrovica” ka dalë me njoftim lidhur me reduktimet e ujit si pasojë e situatës te kanali i Ibër-Lepencit.
Sipas tyre, mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara, që janë realizuar në mbrëmje dhe në mëngjes.
“Mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’ të cilat kanë ndodhur gjatë natës dhe të cilat tashmë janë tejkaluar falë punës së palodhshme të stafit të tyre dhe jo vetëm. Tani jemi në përgatitje të rikthimit të furnizimit dhe sipas parashikimeve tona presim që trajtimi i ujit të filloj prej orës 12:00”, ka njoftuar KRU “Mitrovica”.