Ndërprerja e përhapjes së koronavirusit Covid-19 në Wuhan të Kinës
Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit – COVID -19 (10)
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Një ndërprerje e përhapjes së virusit Covid-19 është dhënë nga qeveria kineze, e dhënë kjo vështirë e besueshme pasi kemi të bëjmë me një shtet komunist ku çdo gjë kontrollohet.
Një raport i tillë është vështirë të vërtetohet.
Por bazuar në ligjet e fizikës simetrike ka gjasa për të besuar se ashtu mund të ketë ndodhur. Edhe pse shteti kinez as që di se çka është fusha antimagnetike e tokës, as fusha antimagnetike e diellit, ka elemente për të besuar të dhënat se Kina ka arritur ta ngadalësojë përhapjen e Covid-19.
Në këtë rast unë flas vetëm për parandalimin, por jo për numrin e të vdekurve apo të infektuarve, se a është minimizuar ky numër apo jo nuk është çështje e imja dhe këtë nuk e komentoj, por e komentoj vetëm mënyrën e parandalimit.
Kuptohet Kina është një shtet komunist dhe ka vendosur qytetin Wuhan në karantinë të përgjithshme, çka do të thotë se secili duhet të mbetet në shtëpi. Kështu që një urdhëresë për mosdalje nga karantina në Kinë duhet të respektohet tërësisht, sepse nëse nuk respektohet mund t’i kushtojë me jetë secilit individ.
Prandaj pa ndonjë qëllim shkencor, Kina me një aplikim të një karantine ekstreme e ka ndihmuar pengimin e shpërndarjes së virusit Covid-19.
Ditën nuk ka pasur dalje nga karantina, sepse, sipas informacioneve, dalja ka qenë e mundshme vetëm në raste ekstreme emergjente, dhe madje vetëm një person i familjes ka pasur mundësi për të dalë për furnizime për gjëra elementare, e atë vetëm 1 deri 2 here në javë përmes një aplikacioni të telefonit. Në këtë mënyrë qarkullimi i njerëzve ishte shumë i vogël, prandaj përgjatë ditës përhapja e virusit ishte ngadalësuar në maksimum.
Por ata që kanë qenë të infektuar kanë qenë rrezik potencial për familjen e tij, duke përfunduar edhe me fatalitet sidomos njerëzit e infektuar me virusin me nivel energjetik (4) dhe (5) ashtu sikur e ceka në shkrimin paraprak, por jo për të tjerët sepse nuk kanë qenë në rrugë përgjatë ditës.
Kurse në mbrëmje viruset nën ndikimin e fushës antimagnetike të tokës, janë larguar në lartësi duke e humbur efektin e tyre.
Prandaj, falë një diktature ekstreme në Kinë, me bllokimin e qytetit Wuhan ngadalësimi i përhapjes së koronavirusit ka ndodhë vetëm shkaku i ndalesës së qarkullimit ditën, sidomos të të infektuarve që ishin potencialisht të rrezikshëm për gjithë shoqërinë.
Përhapja e koronavirusi Covid -19 në shtet evropiane në veçanti në Itali
Shteti i Italisë nuk ka asgjë të përbashkët me shtetin komunist të Kinës. Është një shtet demokratik ku respektohet liria e lëvizjes. Por fatkeqësisht kjo liri e lëvizjes ishte një ndër shkaktarët kryesorë që Italinë e kanë sjellë në këtë gjendje.
Edhe pse qeveria e Italisë kishte vendosur që e tërë Italia të futej në karantinë, kjo ishte pak e vonshme. Nga ana e tjetër, edhe përkundër vendosjes së këtyre masave, këtu nuk janë zbatuar nga populli italian. Kjo është konfirmuar edhe nga media të pavarura. Një dalje ditën e një të infektuari me Covi -19, përgjatë ditës ishte tragjike për të tjerët. As Italia nuk e njeh veprimin e fushave antimagnetike të diellit e as të tokës, prandaj nuk i kanë ditur pasojat e përhapjes së Covid-19 përgjatë ditës.
Sikur në shtetin italian populli ta kishte respektuar vendimin e qeverisë mbi mbylljen në shtëpi pasojat do të ishin më të vogla.
(Vijon nesër)