![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/rruma.png)
Ndërprerje e energjisë elektrike në Shtime në momentin e numërimit të votave
13 shkurt 2025
| 17:51
Sot në orën 16:00, në Shkollën Fillore të Mesme dhe të Ulët “Emin Duraku” në Shtime – e cila shërben si Qendër Komunale e Numërimit – (QKN) ishte paraparë të fillonte procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Megjithatë, vetëm pak minuta para hapjes së kutive të votimit, energjia elektrike u ndërpre në mënyrë të papritur.
Për më tepër, edhe pse qendra e numërimit është e pajisur me një gjenerator, ai nuk është vënë në funksion.