Ndërprerje e energjisë në të gjithë vendin: Ukraina në errësirë
10 tetor 2022
| 20:47
Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmigalj, tha se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë pothuajse në të gjithë vendin.
Ai shtoi se mbylljet emergjente janë planifikuar në katër zona, duke përfshirë Kievin, transmeton Epoka e re.
“Dhjetëra raketa goditën objektet e infrastrukturës energjetike në 11 rajone dhe në Kiev. Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë pothuajse në të gjithë vendin. Ka probleme me furnizimin me ujë në tetë rajone… Orari i mbylljeve emergjente është futur në Kiev, Kiev, Chernihiv , rajonet Cherkasy dhe Zhytomyr”, ka shkruar Shmigalj në kanalin e tij Telegram.
Sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës, 29 objekte infrastrukturore kritike u dëmtuan në sulm.