Ndërprerje emergjente e rrymës në Parkun e Biznesit
“KEDS Sh. A”, me anë të një komunikate për medie bëri të ditur se sot (e martë), më 19.12.2017 në TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ketë ndërprerje emergjente të: TS 35/10 kV Parku i Biznesit (Kodi: 160230) prej orës 12:00 deri në ora13:00
“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjice, Shkolla LLapushnik, Kleqkë e Re, Shtrubullovë, Zabel i Ulët, Zabel te shkolla, Vukovc, Llapushnik Gashët, Poterk: Komoran: Komoran lagjja e Koperativ[s, Komoran Zogaj, Komoran Ibriqet, Zabeli i Larte, Ujësjellësi Prishtina Komoran, Vukovci (një pjesë) dhe Llapushniku (një pjesë). Arsyeja e ndërprerjes: Riparimi emergjent i ndërprerësit 35KV Parku i biznesit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.