Ndërprerjet e shpeshta të rrymës dhe ujit po sjellin probleme për qytetarët e Malishevës
Ditëve të fundit Komuna e Malishevës është duke u përballur me ndërprerje të shumta të energjisë elektrike dhe në të njëjtën kohë edhe me ndërprerje të ujit për pije, kryesisht në qytet.
Të gjitha këto janë duke sjellë probleme të mëdha për të gjithë banorët. Energjia elektrike është e domosdoshme për të gjitha amvisëritë dhe për të gjitha bizneset.
Gjithashtu edhe ndërprerjet e ujit është duke ndikuar direkt në amvisëri dhe biznese, po ashtu edhe në komunikacion për shkak të rrjedhës së ujit në rrugë dhe pengesat që po shkaktohet gjatë riparimeve të gypave.
Komuna e Malishevës ka kërkuar nga KEDS-i dhe nga Hidroregjioni Jugor, përmirësimin e shërbimeve të tyre në raport me qytetarët, sidomos në këtë periudhë kur vijnë për pushime edhe mërgimtarët.