Ndërpritet fjalimi i Vuçiqit gjatë transmetimit televiziv, u hoqën kabllot nga rryma nga një person i paidentifikuar
02 dhjetor 2021
| 18:28
Gjatë transmetimit televiziv të fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pasur një ndërprerje të shkurtër të sinjalit televiziv.
Siç thekson Radio Televizioni i Serbisë, ndërprerja është shkaktuar nga një person i paidentifikuar, duke tërhequr qëllimisht kabllot e rrymës nga mjeti i transmetimit satelitor.
Për këtë RTS-ja u ka kërkuar falje shikuesve, edhe pse ndërprerja e transmetimit, siç kanë thënë, ka qenë për faj të dikujt tjetër, transmeton Klankosova.tv.
Siç bëhet e ditur, Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut dhe foli për çështje që kanë të bëjnë me ndërmarrjen Rio Tinto, Ligjin për Shpronësimin dhe tema të tjera.