
Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, bëri me dije se në saje të vërshimeve është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali. Si pasojë e këtij dëmtimi pa ujë të pijshëm janë Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik.
“Para pak çastesh , është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali. Shkak i këtij dëmtimi janë vërshimet. Pa ujë të pijshëm janë : Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik. Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes. Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes. Të dashur konsumatorë , situata e krijuar së fundmi , gjithandej vendit tonë na shqetëson të gjithëve, andaj të kemi mirëkuptimin e ndërsjellë!”, është thënë në njoftimin e KRU “Prishtina”.