
Ndërpritet greva e Inspektoratit Shëndetësor
07 shkurt 2019
| 18:50
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga dita e enjte është ndërprerë greva 13 ditëshe e Inspektoratit Shëndetësor.
Sipas MSh-së ky Inspektorat ka rifilluar me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive sikur më parë.
Ndër të tjera MSh-ja ka theksuar se: “Rëndësia e punës së këtij Inspektorati është shumë e madhe dhe përfundimi i kësaj greve do të shtoj dinamikën e punës dhe zgjidhjes së rasteve në sektorin e shëndetësisë”.
/Epoka e re/