Ndërpritet greva në “Trepçë”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për ndërprerjen e grevës së këshillit protestues të “Trepça” Sh.A, si dhe zgjidhjen e kërkesave të tyre.
“Në takimin e mbajtur sot në ambientet e “Trepça” Sh.A. me zv. ministrin e Ministrisë së Ekonomisë, Mentor Arifaj, menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes publike “Trepça” Sh.A, si dhe këshillin protestues të kësaj ndërmarrje, është arritur marrëveshja për ndërprerjen e grevës së këshillit protestues të “Trepça” Sh.A dhe zgjidhjen e kërkesave të tyre. Qeveria e Kosovës do të trajtoj me seriozitet të plotë, duke u bërë zgjidhje në çështjen e punësimit të tyre deri në fund të këtij viti. Falënderoj zv. Ministrin e Ministrisë së Ekonomisë për ofrimin e mbështetjes në gjetjen e zgjidhjes afatgjate të 154 protestuesve”, ka shkruar Bahtiri në “Facebook”.