Ndërpritet masa e paraburgimit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes
Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti.
Të tre, së bashku me të akuzuarën Adea Batusha akuzohen nga ana e Prokurorisë për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste”, ka njoftuar Gjykata e Apelit.
“Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim”, është thënë në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Ky aktvendim është thënë e ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit.