Ndërpritet mbledhja e KQZ-së, në ora 17:30 votohet për certifikimin ose jo të kandidatëve
22 janar 2021
| 15:51
Është ndërprerë mbledhja e KQZ-së në të cilën pritet të votohet ose jo certifikimi i kandidateve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton “Epoka e re”.
Kjo mbledhja është shtyrë për dy orë, me arsyetimin që të kompletohen të gjitha dokumentet dhe rekomandimet e nevojshme dhe të njëjtat më pas t’i dërgohen anëtarëve të KQZ-së.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se mbledhja do të vazhdoj në orën 17:30 dhe do të votohet për certifikimin e kandidatëve.
Në fillim të kësaj mbledhje, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka marrë propozimin nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim që t’i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët janë në kuadër të listave zgjedhore të subjekteve politike.