Ndërpritet ndeshja e Lyonit të Xherdan Shaqirit, tifozët futen në fushë

17 dhjetor 2021 | 23:56

Ndeshja e Kupës së Francës, mes Paris FC dhe Lyonit është ndërprerë.

Një incident mes tifozëve të Parisit të cilët ndodhen në ligën e dytë të Francës, dhe Lyonit të Xherdan Shaqirit ka bërë që ndeshja të ndërpritet.

Incidenti filloi me tifozët e Lyonit që sulmuan tifozët e Paris FC.

Ndeshja mes Paris FC dhe Lyon u mbyll zyrtarisht pas 45 minutash me rezultatin 1-1.

Ndërkohë Xherdan Shaqiri ndodhej në bankë rezervë për Lyonin sonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tani është duke u transmetuar puntata e radhës e ‘Big…