Ndërpritet protesta në Rrugën e Kombit
31 mars 2018
| 15:24
Pas përleshjes disa orësh me policinë, protestuesit kanë ndërprerë protestën në Rrugën e Kombit.
Qindra qytetarë nga Kukësi dhe Kosova ishte mbledhur në hyrje të tunelit të Rrugës së Kombit për të kundërshtuar vendosjen e taksës nga Qeveria e Shqipërisë për ata që kalojnë në këtë rrugë.
Por, situata pati degjeneruar në dhunë, ndërsa protestuesit kanë marrë nën kontroll edhe kabinën që janë të vendosur makineritë ku bëhen pagesat.
Disa protestues ia kanë vënë flakën kabinës duke e shkatërruar atë dhe pajisjet që ndodheshin aty.
Si pasojë e përplasjes ka pasur të lënduar si nga protestuesit po ashtu edhe nga ana e punonjësve të policisë.