
Ndërpritet seanca, dhjetë minuta pauzë
23 shkurt 2018
| 11:26
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën po shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi është ndërprerë për shkak të një pauze dhjetë minutshe.
Kërkesa për këtë pauzë është bërë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili ka thënë se shefat e grupeve parlamentare duhet të takohen edhe një herë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për miratimin e demarkacionit.