Ndërpritet seanca e Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë punimet e seancës se jashtëzakonshme, e cila është ftuar nga grupi parlamentar i PDK-së, për ta miratuar një pako emergjente financiare në vlerë prej 320 milionë euro.
Ndërprerja e kësaj seancë, ka ndodhur pasi kryetarja e Kuvendit, nuk ka pranuar ta hedh në votim një mocion procedural të PDK-së, pasi siç ka thënë ajo se në seanca të jashtëzakonshme nuk lejohen mocione të tilla.
Në këtë kontekst, ajo ka interpretuar edhe komentarin e Kushtetutës në lidhje me mocionet procedurale.
Në këtë situatë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se heqin dorë nga debati për shkak të kësaj situate.
Kujtojmë se në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.