Ndërpritet seanca e Kuvendit
27 nëntor 2020
| 12:35
Kryesuesja e seancës së Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja, Arbërie Nagavci, i ka ndërprerë punimet e seancës së sotme derisa deputetët ishin duke folur për mungesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili ishte thirrur sot në interpelancë.
Nagavci tha se do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të hënën dhe do të merr vendim për vazhdimin e seancës së re, raporton “Epoka e re”.
Në këtë seancë, disa pika që u hodhën në votim nuk morën votat e mjaftueshme, pasi nuk pati kuorum.