Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës
23 shtator 2022
| 13:15
Seanca e sotme parlamentare është ndërprerë për shkak të kuorumit.
Derisa po votohej për shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti është konstatuar se nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve.
“Shihemi javën e ardhshme”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.