Ndërpritet seanca gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, kjo është arsyeja
04 prill 2024
| 12:38
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është ndërprerë seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, derisa në sallën e gjyqit të jenë të pranishëm të gjithë të akuzuarit.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka thënë se seanca pritet të rifillojë kur të gjithë të akuzuarit të jenë në sallë.
“Do ta ndërpresim seancën derisa të jenë të gjithë të akuzuarit në sallë”, ka thënë Smith III, duke shkuar më pas në pushim.
Përpara kësaj, seanca ishte e mbyllur për publikun dhe nuk dihet se çfarë u tha në sallë.
Kujtojmë se Jakup Krasniqi ishte i pranishëm në seancë përmes video-lidhjes ndërsa Thaçi, Veseli dhe Selimi, ishin fizikisht. /Betimi për Drejtësi