Ndërpritet seanca për energjinë elektrike, shkak mungesa e kuorumit
18 janar 2024
| 16:02
Në mungesë të kuorumit ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar për çmimin e energjisë elektrike.
Pas debatit rreth pesë orësh, nuk kishte deputetë të mjaftueshëm në sallë për ta hedhur në votim rezolutën e PDK-së, ku kërkohej ulja e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës.