Ndërpritet seanca për të vazhduar javën e ardhshme
20 shtator 2018
| 17:28
Pas votimeve të tri marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës me Bashkimin Evropian (BE) dhe vazhdimit të disa pyetjeve të deputetëve për ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, seanca është ndërprerë për të vazhduar javën e ardhshme.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se javën e ardhshme do të dihet se kur vazhdon seanca.
Ai ka uruar qytetarët për miratimin e disa projektligjeve me rëndësi në këtë seancë.