Ndërpritet seanca, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për kontratat njëburimore
14 mars 2024
| 14:55
Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, ka bërë me dije se nuk ka kuorum të procedohet me votimin e propozim- rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të qeverisë Kurti, e cila u propozua nga grupi parlamentar i LDK-së.
“Meqë s’kemi kuorum që të procedojmë me votimin e propozim rezolutës unë do të ndërpresë seancën. Për datën e vazhdimit vendos Kryesia e Kuvendit”, ka thënë Shala.