Ndërrohen jetë një pacient në QKUK, dyshohet për Covid-19
Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) ka bërë me dije se sot ka ndërruar jetë një pacient nga Prizreni, i cili dyshohet se ka qenë i infektuar me Covid-19.
“Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot më 23.06.2020, janë të hospitalizuar 104 raste. Të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 101 raste. Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste janë duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike. Sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti Sh.K. (1954) nga komuna e Prizrenit i pranuar me 22.06.2020, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik”, ka njoftuar QKUK-ja, raporton “Epoka e re”.
Më tutje, QKUK-ja ka bërë me dije se sot nga Klinika Infektive do të lirohen 2 raste te shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.