Ndërroi jetë anëtari i ‘Plisave’, Lekë Bulliqi
Ka ndërruar jetë sot anëtari i “Plisave”, Lekë Bulliqi. I ndjeri ishte qëlluar dje me armë zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë, ndërsa fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Tifozët “Plisat” përmes një postimi në rrjetet sociale e kanë kujtuar shokun e tyre, i cili nuk iu nda asnjëherë Prishtinës dhe ngjyrave “bardhekaltër”.
“Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot (13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë. Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës. Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë ‘Plisat’. Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë. Pusho i qetë Lekë”, kanë shkruar “Plisat”.