
Ndërroi jetë demografi Rifat Blaku
20 mars 2020
| 08:36
Sot ka ndërruar jetë demografi dhe profesori i ekonomisë, Rifat Blaku. Këtë njoftim e ka dhënë djali i tij, Mentar Blaku, në “Facebook”. Ai ka bërë me dije se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid 19.
Profesor Blaku ka ligjëruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës lëndët: Ekonomia e Kosovës dhe BE-së dhe Psikologjia e punës.